Mediat e kanë bojkotuar konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, këtë të mërkurë.
Kjo pasi gazetarët e akredituar për ta përcjellë mbledhjen, kanë pritur gati një orë për konferencën e paraparë.
Ata janë shprehur të mllefosur me ekzekutivin pasi kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që presin gjatë për t’i përcjellë konferencat e tyre.
Arsyeja që u është dhënë për vonesën ka qenë që kabineti qeveritar ka pasur një takim të brendshëm.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i pyetur nga Telegrafi nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë situatë. /Telegrafi/