Telegrafi

Mediat angleze të sigurta, Bakayoko drejt Chelseat

Mesfushori francez i Monaco, Tiémoué Bakayoko, 22 vjeç, do të nënshkruajë me Chelsean për pesë vjet.

Një transferim ky që vlen  45 milionë euro, bëjnë të ditur të enjten gazeta The Guardian dhe televizioni Sky News.

Tiémoué Bakayoko do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore të premten, saktëson “The Guardian”.

“Ai do të ekzaminohet impesisht pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në gju, por nuk pritet që të ketë probleme”, shkruan gazeta. /KP/Telegrafi/