Barcelona e Luis Enrique ka fituar me “poker” ndaj Manchester City të Guardiolas, një rezultat që nuk regjistrohej prej kohësh në Ligën e Kampioneve, për skuadrat angleze.
Het-triku i Messi, asistet e Neymarit, lërja në bankë e Kun Aguero, apo gabimi i madh i Claudio Bravo, janë në qendër të analizave të mediave britanike.
“The Sun” fokuson në foto portierin Bravo dhe e titullon shkrimin e vet: Jeni kllounë! Pra, Guardiolan dhe lojtarët e tij nuk i konsiderojnë në lartësinë e duhur.
Kjo gazetë ka kritikuar hapur qasjen e Guardiolas. Manchester City mbeti me dhjetë lojtarë, pas gabimit të portierit Bravo, ndërkohë që yllin e skuadrës, Aguero, e pamë ta nisë ndeshjen nga stoli. Guardiola duhet të ketë krijuar tashmë tjetër mendim për vlerat e Joe Hart, që në të tilla ndeshje të mëdha bënte performanca të shquara.
Edhe Mirror nuk ka kursyer akuzat. “Një hat-trik nga Messi dhe një gol në fund i Neymar bënë që Barcelona të fitojë ndaj M anchester City, por katalanasit do të duhet të falënderojnë Claudio Bravo për një gabim qesharak në pjesën e dytë. Trajneri Pep Guardiola është një enigmë. Të gjithë tifozët, ashtu si edhe gazetarët, janë të habitur për vendimin e tij, që ta lërë Aguero në stol, si zëvendësues, për çudi”, shkruan kjo gazetë.
“Guardiola ka vënë reputacionin e tij në rrezik, kur ka larguar Hart dhe afruar Claudio Clown”, ishte rreshti i fundit.
The Guardian po ashtu në qendër e ka trajnerin spanjoll. “Për Guardiolan ishte një natë dënimi. Portieri Bravo ishte fajtor për një karton të kuq absurd dhe ekipi ka bërë shumë gabime. Guardiola ishte jashtëzakonisht aventuresk me taktikat e tij, duke e lënë Agueron jashtë formacionit.”
E fundit që e ka kritikuar trajneri ishte edhe Mail Online, që lënjën në stol të Agueros nuk e ka kapërdirë. “Messi thyen Manchester City. Një tregolësh nga ylli argjentinas, ndërsa Pep Guardiola vetëdënohet, duke lënë jashtë Agueron”.
https://www.youtube.com/watch?v=nSoevKZJv40