Blerja më e re e Arsenalti, Granit Xhaka po qëndron në vendlindjen e prindërve të tij në Kosovë.
Përveç medieve në Kosovë kësaj vizite i kanë dhënë bujë edhe ato angleze.
Shqiptari që luan për Zvicrën, është blerë për 35 milionë funte nga Arsenali këtë verë.
Lexo po ashtu: Granit Xhaka stërvit me FC Prishtinën (Foto)
Ai ka zbritur në Prishtinë ku është pritur nga shumë fansa të Arsenalit.
Sipas Metro, ai ka fituar dashurinë e tifozëve para se të godas topin e parë si ‘revolverist’. /Telegrafi/