Ish-presidenti Donald Trump dhe ish-zonja e parë Melania Trump morën “në heshtje” vaksinat e coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas mediave amerikane duke cituar një këshilltar të Trump.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin thënë më parë Trump, i cili u shtrua në spital pasi kontraktoi coronavirusin në tetor, do të merrte vaksinën pasi ai ndaloi marrjen e trajtimit për infeksionin.
Shtëpia e Bardhë kurrë nuk njoftoi se Trump ishte vaksinuar derisa raportet u shfaqën të hënën vonë.
Ky vlerësohet të ishte një kontrast i fortë në raport me atë çfarë bënë ish-zëvendëspresidenti i Trump, Mike Pence, si dhe presidenti i tanishëm Joe Biden, të cilët morën publikisht vaksinën.
Trump, si president, kishte minimizuar në mënyrë të përsëritur ashpërsinë e pandemisë dhe kritikoi masat paraprake.
Ai vazhdimisht mbajti tubime të mëdha gjatë përpjekjes së tij të dështuar për një mandat të dytë dhe ai dhe stafi i tij kryesisht i rezistuan distancimit shoqëror dhe veshjen me maska.
Ish-presidenti, megjithatë, u duk të merrte një ton tjetër gjatë fjalimit të tij të parë që nga largimi nga detyra, duke u bërë thirrje mbështetësve në Komitetin Konservator të Veprimit Politik: “Të gjithë duhet të shkojnë të marrin vaksinën”. /Telegrafi/