Site icon Telegrafi

Media britanike shkruan për “poshtërimin e Putinit” në Shqipëri: Spiunët rusë kapen në flagrancë, po përpiqeshin të hynin në fabrikën e armëve

Ngjarja e së shtunës në uzinën e armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Express.co.uk , një media britanike, i ka kushtuar hapësirë ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, raporton RTSH.

Ajo e përshkuan këtë ngjarje si një histori spiunazhi dhe dështim të kreu të Kremlinit.  

Shkrimi

Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm, pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ndodhi të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake dhe një fabrikë armësh.

Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë, teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të dyshuarit dyshohet se sulmoi rojet me një spraj paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Lexo po ashtu Arrestimet në Uzinën ushtarake në Shqipëri, dyshime të forta për spiunazh

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një deklaratë për mediat tha se: “Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase, kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin. Gjatë përpjekjeve për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rus, i identifikuar me inicialet M.Z., 24 vjeç, përdori spraj neuro-paralizues mbi dy rojet e sigurisë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”. Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Tëitter: “Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. “Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”.

Lexo po ashtu Pas Gramshit, RENEA arreston katër shtetas çekë në Poliçan - të njëjtit ishin duke fotografuar uzinën e armëve

Mediat në Shqipëri kanë mundur të identifikojnë dy nga spiunët rusë. Ato pretendojnë se gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin – të rusë.

Exit mobile version