Telegrafi

Medel mund të mungojë deri në dy muaj

Interi mund të mbetet pa Gary Medelin për dy muaj, pasi është konfirmuar se ai e ka dëmtuar meniskun lateral.

Kiliani u lëndua në derbin e të dielës kundër Milanit, ndërsa fillimisht u mendua se e ka ndrydhur gjurin.

Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore që i janë bërë të martën, është raportuar se lëndimi është më serioz.

Lexo po ashtu Medel do t’i mungojë Interit në dy ndeshje të rëndësishme

“Gary Medel i ka bërë testet sot që kanë treguar dëmtimin e meniskut lateral. Mundësitë e tij të trajtimit do të vendoset në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mediat italiane raportojnë se gjasat janë të mëdha që ai të mos kthehet deri pas pushimit dimëror. /Telegrafi/