Interi mund të mbetet pa Gary Medelin për dy muaj, pasi është konfirmuar se ai e ka dëmtuar meniskun lateral.
Kiliani u lëndua në derbin e të dielës kundër Milanit, ndërsa fillimisht u mendua se e ka ndrydhur gjurin.
Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore që i janë bërë të martën, është raportuar se lëndimi është më serioz.
“Gary Medel i ka bërë testet sot që kanë treguar dëmtimin e meniskut lateral. Mundësitë e tij të trajtimit do të vendoset në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mediat italiane raportojnë se gjasat janë të mëdha që ai të mos kthehet deri pas pushimit dimëror. /Telegrafi/