Telegrafi

Medel: Mposhtim Juven, duam tre vendet e para

Gary Medel këmbëngul se Interi mund të mposht Juventus në ‘Derby d’Italia’ këtë fundjavë dhe të përfundojë në tre vendet e para në Serie A.  

Interi kanë për detyrë të ndërlikuar ndjekjen e fitores së parë të sezonit në stadiumin e tyre ndaj kampionëve të Juventusit.

Por, Medel ka besim në aftësinë e ekipit të tij për të marrë një fitore mbi ‘armikun’ e tyre të vjetër.

Lexo po ashtu Perisic pret rikthimin e Interit pas fillimit zhgënjyes

“Objektivi është që të përfundojmë në tre vendet e para. Stafi teknik i klubit dhe lojtarët janë të bindur që mund ta bëjmë këtë”, ka thënë mesfushori kilian për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Juve mund të mposhtet, kjo është një lojë që ka historinë e vet, ky është derbi i Italisë dhe do të jetë e rëndësishme për të fituar atë, sepse ne do të luajmë në shtëpi, publiku e ndjejnë shumë dhe ne duhet të punojmë ditë pas dite për të marrë rezultatin më të mirë”, përfundoi Medel. /Telegrafi/