Gary Medel thotë se Interi është ‘ndezur’ për sezonin e ri, teksa mirëpret transferimin e argjentinasit Ever Banega.
Mesfushori kilian fitoi Kupën e Amerikës me Kilin këtë verë, dhe si rezultat është duke punuar në Brunico me trajnerin Angelo Gregucci, në vend se të nisej për në SHBA me shokët e tij.
“Unë jam i kënaqur që u ktheva këtu në Inter”, ka thënë Medel për Inter Channel nga Brunico, transmeton Telegrafi.
“Ne duam të punojmë edhe në këtë para-sezon. Ne jemi duke u ndezur, jemi duke punuar shumë për të arritur qëllimet tona dhe të fitojmë diçka. Ne do të japim gjithçka”.
“Banega? Kur ne [Kili dhe Argjentina] ishin në SHBA, kemi biseduar për ardhjen e tij në Inter. Argjentina pati një turne të madh, por fituam, mendoj se e merituam”, përfundoi mesfushori kilian. /Telegrafi/