Site icon Telegrafi

Medel dhe Miranda në bisedime me Interin për të vazhduar kontratat

Gary Medel pritet ta vazhdojë kontratën me Interin deri në vitin 2020.

Mesfushori që luan edhe si mbrojtës ka ardhur tek Inter nga Cardiff City në vitni 2014, dhe që atëherë ka fituar zemrën e tifozëve.

Kontrata aktuale kilianit i skadon në verën e viti 2018, por sipas calciomercato.com, klubi kërkon ta rinovojë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lojtarit do t’i propozohet një kontratë e re për dy vite, deri në vitin 2020.

Diskutime do të ketë edhe me mbrojtësin tjetër Joao Miranda.

Lexo po ashtu Kjo ishte fyerja që Perisic i bëri Rizzolit para kartonit të kuq (Video)

Brazilian që mbush në shtator 33 vjet, ka filluar bisedimet dhe përshtypjet e para janë që ai të vazhdojë kontratën.

Interi do të kërkojë në afatin e ardhshëm ta përforcojë edhe më shumë mbrojtjen.

Neroazurrët tashmë janë skuadër që kane buxhet të madh pasi klubi është blerë nga kompania e madhe kineze Suning. /Telegrafi/

Exit mobile version