Telegrafi

Medalja e dytë për Kosovën në ‘Oran 2022’, Flaka Loxha fiton të bronztën

(Foto: Facebook/KOK)

Kanë vazhduar sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’ që po zhvillohen në Algjeri.

Pas Distria Krasniqit, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër, Flaka Loxha.

Ajo ia ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë.

(Foto: Facebook/KOK)

Kujtojmë që Flaka u ndal në çerekfinale nga xhudistja italiane, Giulia Caggiano.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’
(Foto: Facebook/KOK)

Ndryshe, me triumfin në finale ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz, Distria Krasniqi ia solli Kosovës medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’. /Telegrafi/