Site icon Telegrafi

Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën, Rama: Bravo yll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot në “Tokyo 2020”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook e ka konsideruar yll xhudisten, e cila shkëlqeu për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë pas asaj të Distria Krasniqit, përcjell Telegrafi.

“Yll, Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Lexo po ashtu Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike 'Tokio 2020' - Ekipi i xhudos po shkruan histori

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Kjo është medalja e tretë në histori për Kosovën, pas fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. /Telegrafi/

Exit mobile version