Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas suksesit të Distria Krasniqit në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.
Xhudistja jonë arriti deri në finale të kësaj gare, ku e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz dhe ia solli Kosovës medaljen e artë.
“Xhudistja jonë Distria Krasniqi përsëri e artë. Krenari dhe emocion i madh, një paraqitje fantastike e saj në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë”.
“Faleminderit Distrias, por dhe të gjithë sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara”.
“Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni shndërruar në frymëzim për të rinjtë e për të gjithë ne”, ka shkruar Çeku në Facebook. /Telegrafi/