Telegrafi

Meda thotë se e ka realizuar ëndrrën pas takimit me Sali Berishën

Meda dhe Sali Berisha (Foto: Instagram/mehdin_përgjeçaj)

Ka arritur të mbledhë një numër të madh të fansave në saje të karrierës shumëvjeçare që posedon. Fjala është për këngëtarin Mehdin Përgjeçaj i njohur si Meda i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Përveç muzikës, Meda është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa publikon imazhe dhe video të llojllojshme. Së fundmi ai ka pozuar pranë ish-kryeministrit shqiptar, kreut historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën.

“Ëndrra ime u realizua”, ka shkruar ai krahas imazhit të publikuar në Instagram.

Meda këtë vit ka qenë mjaft aktiv në projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Ai po ashtu është duke punuar në projekte të reja që pritet t’i publikojë në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, këngëtari shqiptar gëzon një jetë të lumtur familjare dhe me bashkëshorten e tij, Lulen, kanë katër fëmijë. /Telegrafi/