Telegrafi

Meda do të sjellë duet me MC Bekën

Këngëtari Meda është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët dhe zhanrin të cilin e këndon.

Ai është mjaft aktiv nëpër mbrëmje muzikore dhe koncerte të ndryshme, gjersa nuk mungon angazhimi i tij edhe në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

Këto ditë, ai pritet të publikojë një projekt të ri muzikor, të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e vjetër, MC Beka.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur producenti Nurteel, i cili ka punuar këngën, ndërsa përmes një postimi të bërë në Instagram ka paralajmëruar se ky duet do të jetë shumë i veçantë.

Kënga do të jetë ritmike, dhe pritet të finalizohet edhe me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kësaj po pjekim me furrë druri”, ka shkruar producenti Nurteel në mbishkrimin e fotografisë.

Ky bashkëpunim pritet të jetë mjaft interesant, pasi të rralla janë bashkëpunimet e tilla mes dy këngëtarëve të zhanreve të ndryshme. /Telegrafi/