Një prej emrave më të kërkuar të skenës shqiptare, Meda është duke punuar në këngën e re.
Por këtë herë këngëtarin do ta shohim në një bashkëpunim krejt ndryshe.
Burimet e Telegrafit thonë se këngëtari i njohur i ka bashkuar forcat me Nurteel dhe në Massive Production dhe po punojnë për projektin e ri.
Nuk dihet ende se kur do të jetë ky projekt në duart e publikut, ajo që dihet me saktësi është se kjo këngë do të jetë e plotësuar edhe me videoklip.
Ndryshe, Meda së fundi ka qëndruar në Colmar të Francës, ku ka ndjekur për së afërmi procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt pas arrestimit nga autoritetet franceze të Interpolit pas kërkesës së Serbisë. /Telegrafi/