Telegrafi

Meda në fotografi familjare, presin me padurim anëtarin e gjashtë në familje (Foto)

Këngëtari i njohur Meda vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte, ahengje apo mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ndërkohë, ai ka edhe një jetë të lumtur familjare dhe kujdeset maksimalisht që të shpenzojë sa më shumë kohë pranë familjes.

Lexo po ashtu Kur Meda dhe Shpat Kasapi ishin të rinj (Foto)

Meda është baba i tre fëmijëve, gjersa bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katërt.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga këngëtari në Instagram, ata shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit gjersa vëmendjen më të madhe normalisht e merr bashkëshortja e Medës, të cilës i duket tashmë barku i rrumbullakosur. /Telegrafi/