Këngëtari i njohur, Mehdin Përgjeqaj – Meda, është mjaft aktiv me projekte muzikore.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Vjollca Haxhiun, ai ka lansuar këngën e re “Prishtinalike” në duet me reperin Mc Beka.
Projekti i tyre është finalizuar edhe nga ana vizuale, teksa këngëtarët bëjnë një paraqitje mjaft interesante në klip.
Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë Beka me Ghulon, ndërsa është realizuar nën producimin e EmraCom. Veç tjerash, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Nurteel.
Meda e ka kthyer Mc Bekën në skenë pas mungesës për një kohe të gjatë, teksa shquhet si një nga reperët e parë shqiptarë. /Telegrafi/