Telegrafi

Meda dhe bashkëshortja realizojnë fotosesion të veçantë për fundvit (Foto)

Këngëtari Meda është një ndër këngëtarët më të kërkuar për të kënduar në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Këtë muaj, ai do të jetë edhe më i angazhuar, për shkak të festave të fundvitit.

E kur jemi te festat, duket se ai me bashkëshorten kanë vendosur të bëhen sa më trendy dhe festiv me rastin e festave.

Ata kanë realizuar një fotosesion shumë të veçantë me rastin e festave, të cilin e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Çifti duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, teksa edhe në shtëpinë e tyre duket se mbizotëron atmosfera festive. /Telegrafi/

Meda me bashkëshorten vijnë me fotosesion të veçantë për fundvit