Meçi mes kampionit të boksit Tyson Fury dhe ish-yllit të UFC, Francis Ngannou, është lajmi i bujshëm i këtyre ditëve, pasi që kjo përballje do të sjell përfitime të mëdha për akterët.
Përfaqësuesi i ish-yllit të UFC, Marquel Martin, pretendon se 36-vjeçari kamerunas do të fitojë më shumë para nga ndeshja me Furyn sesa ka fituar në të gjithë karrierën e tij nga UFC.
“Ta themi kështu, çanta është aq e madhe sa mund të bjerë rrugës për në bankë. Nuk e di se çfarë duan të thonë tani urrejtësit, thjesht bllok, ata gabuan edhe një herë. A po ndryshon jeta, kjo është ajo që ne kemi planifikuar dhe parashikuar, kështu që ne jemi të lumtur”, ka thënë Marquel Martin për The MMA Hour.
Ngannou dhe Fury do të luftojnë në Arabinë Saudite më 28 tetor, në atë që do të jetë lufta e parë e kamerunasit që nga janari 2022, kur ai mundi Cyril Gane për të ruajtur titullin e UFC-së në peshën e rëndë.
“Një ndeshje me Furyn do t’i sjellë shumë herë më shumë para se sa ka fituar në të gjithë karrierën e tij në UFC. Për t’i fituar këto para edhe si kampion, atij do t’i duhej të luftonte më shumë se një herë në UFC”, nënvizoi Martin.
Ngannou ka nënshkruar me Professional Fighters League (PFL), një organizatë që e lejon atë të boksojë përpara se të bëjë debutimin e tij në 2024.
Tyson Fury vs Francis Ngannou fight of the century! #tysonfury #francisngannou #ufc #boxing #ngannou #boxes #fightanalysis #mma #fyp pic.twitter.com/0MM7jMKSVy
— The House Call Sports (@TheHouseCallPod) July 12, 2023
Pasuria e Ngannou është 5 deri 6 milionë euro, me të ardhura nga karriera e tij në UFC prej rreth 2.5 milionë euro. Ngannou do të fitojë mbi shtatë shifra për çdo ndeshje, me një pagë minimale prej 1 milion euro për çdo kundërshtar.
Por në meçin ndaj Furyt, ai pritet të fitojë rreth 7 milionë euro, më shumë sesa pasuria e tij aktuale.
BREAKING NEWS:
Francis Ngannou is set to earn more than $8 million ( £6M ) from his upcoming fight against Tyson fury on October 28th at Riyadh, Saudi Arabia.
Ngannou's disclosed payout in his last title defence at UFC 270 vs Ciryl Gane was $600,000.
Source: (Daily Mirror). pic.twitter.com/5fUal4Lwpm
— Fight Gist media (@Fightgistmedia) July 14, 2023
Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se brezi WBC i Furyt nuk është në lojë, por promovuesit e tij pretendojnë se nuk është një ndeshje ekspozite, por një luftë e vërtetë./Telegrafi/