Site icon Telegrafi

“Meant to Be” e Bebe Rexhës shkruan histori në Billboard

Bebe Rexha është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Biondina jonë ka arritur edhe një sukses të paparë deri më tani, e gjitha në saje të këngës “Means to Be”.

Këtë të fundit që e ka sjell në bashkëpunim me bendin Florida Georgia Line, ka hyrë në histori të zhanrit të muzikës Country.

Në këtë listë të Billboardit ka qëndruar përgjatë 34 javëve të plota dhe kjo ka bërë që të jetë falënderuese bukuroshja.

“Jam shumë falënderuese që jam pjesë e kësaj kënge dhe shumë e nderuar me çdo javë që ajo mbetet në krye të toplistës së Billboardit”, ka thënë 28-vjeçarja.

Gjithashtu, kujtojmë se Rexha është e nominuar edhe në “MTV Video Music Awards” po me këtë këngë në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version