Site icon Telegrafi

Me MSA-në, pa ekonomi

Për 16 vjet rresht, të gjitha politikat ekonomike në Kosovë kanë pasur një qëllim të vetëm – mbushjen e arkës së shtetit në kufijtë minimalë të mbijetesës kolektive.

UNMIK-u kishe vënë themelet e gabuara ekonomike me liberalizimin e hershëm të tregut e me metodë të dështuar të privatizimit, ndërsa pushtetet e njëpasnjëshme të vendit nuk kishin mundur asnjëherë të korrigjonin lëshimet e as të ndërtonin një strategji që do të garantonte zhvillim të qëndrueshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me liberalizim të tregut dhe caktimin e normës doganore prej 10 për qind ishte stimuluar tregtia, ndërsa ishte ngufatur prodhimi.

Rrëshqitja e dytë e Kosovës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së CEFTA-s dhe hapja e kufijve pa kushte për të gjitha prodhimet rajonale. Vendet e rajonit, përveç subvencionimit, aplikuan masa të ndryshme për të mbrojtur prodhimet e tyre deri në pesë vjet.

Në anën tjetër, qeveritë e Kosovës nëpër vite nuk e kanë përkrahur prodhimin vendor e as nuk kanë aplikuar subvencione për prodhimet bujqësore.

Kjo ka bërë që Kosova të shndërrohet në treg të hapur, ku vendet e rajonit kanë shitur prodhimet e tyre. /koha/

Exit mobile version