Site icon Telegrafi

Më 15 qershor fillon heqja e roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve për telekomunikimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë në muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftohet se më 15 qershor do të filloj heqja e roamingut.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), më 11 maj në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët e Bordit Drejtues të ARKEP dhe Këshillit Drejtues të AKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave dhe heqjes së plotë të tyre për shërbimin roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë sipas kësaj marrëveshje.

“Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e plotë të tarifave të shërbimet roaming, e cila do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home”. Në respektim të plotë të marrëveshjes ndër-shtetërore të dy palët u pajtuan që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve (nga kur do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming) dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021″, thuhet në njoftimin e ARKEP-it, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Lluka: Nga 2021-ta qytetarët do të kenë tarifa zero të roamingut në Ballkan (Video)

Kujtojmë se në Samitin e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është nënshkruar marrëveshja për heqjen e plotë të roamingut. /Telegrafi/

Exit mobile version