Procedura për ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, do të zgjasë disa muaj, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. së RMV-së
Nga atje sqarojnë se procedura e ekstradimit nga ana jonë është e njëjtë për të gjitha vendet.
“Nga dita e arrestimit kemi qenë në koordinim me SMPS-Interpol, si dhe me Prokurorinë Publike të Shkupit. Në orën 9:20 morëm njoftimin zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hapëm një rast.
Kërkesa për ekstradim ishte gati, ministri e firmosi dhe u përkthye po atë ditë. Para se ta bëjmë këtë, ne kemi kërkuar që ai të ndalohet menjëherë për ekstradim”, thonë nga Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë.
Palevski u kap në Turqi pasi ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit./Telegrafi/