Telegrafi

McQoppa me projekt për aksidentet automobilistike, fansi: Desha ta blej patent shoferin, por kënga jote më bëri të ndryshoj mendje

Javën e kaluar solli një këngë që sensibilizonte dhe këshillonte të gjithë vozitësit të kenë kujdes në komunikacion.

“220km/h”, titullohet kënga e fundit që e publikoi reperi Mc Qoppa, të cilin e shoqëroi me një video të veçantë.

E duket se teksti i këngës ka bërë që të ndikojë pozitivisht te fansa besnik të reperit prizrenas.

Një prej tyre ka pohuar publikisht se ka hequr dorë nga përpjekja për ta blerë patent shoferin.

Kjo ka bërë që të reagoi edhe vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale duke u ndjerë krenar që ka arritur që së paku të ndikojë pozitivisht te fansat e tij.

Lexo po ashtu Intervistë me Mc Qoppën

“Sa kënaqësi është me të ardhur çdo ditë kësi mesazhe”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, rep-artisti ka bërë të ditur se është duke punuar në albumin e parë dhe krijimin e një labeli. /Telegrafi/