Edhe pse i ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, ndikimi i Zinedine Zidane te Real Madridi, nuk është vlerësuar si duhet, thotë ish-mesfushori anglez Steve McManaman.
Trajneri 45-vjeçar ka fituar tetë trofe prej se e ka marr drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez në janar të vitit 2017.
McManaman e ka lavdëruar suksesin e vazhdueshëm të Real Madridit në Evropë, duke pretenduar kjo është meritë e madhe e trajnerit.
“Ata nuk i japin atij (Zidanes) merita të mjaftueshme”.
“Ai mori një ekip jofunksional dhe në vështirësi, lojtarët nuk ishin të lumtur përpara se të arrinte aty dhe tani ai ka fituar dy Liga të Kampionëve”.
“Nëse Pep Guardiola po ta bënte, njerëzit do të këndonin nga çatitë e shtëpive për të”.
“Imagjinoni fitues i Ligës së Kampionëve për të tretën herë … Me të gjitha paratë që lëvizin në futbollin botëror, Zidane ka shpenzuar relativisht pak, dhe kjo është me të vërtetë e pabesueshme”, ka thënë McManaman.
Anglezi ka luajtur me Zidanen te Reali gjatë viteve 2001-2003, ku e kanë fituar një Ligën të Kampionëve. /Telegrafi/