Site icon Telegrafi

McLaren Senna me dizajnin më të mirë që është parë deri më tani

Pamja që ka marrë kjo makinë, e bën shumë më të dëshirueshme

Ka shumë gjëra që e bëjnë McLaren Senna të dëshirueshëm, por deri më tani, dizajni ka lënë shumë për të dëshiruar, meqë mund të bëhej më shumë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ta ndryshojë këtë, pronari i kësaj Senna, ka kërkuar që në të të aplikohet formati Gulf Racing, që është përdorur në McLaren F1 GTR Longtail, që në vitin 1997 u bë pjesë e garës në La Mans. Ku përfundoi e dyta, pas Porsche.

Vetura ka dy gjyra të hapura të të portokalltën dhe të kaltrën, derisa të gjitha përfundimet tjera, janë në të zezë, sikur modelet tjera nga e njëjta linjë.

Të njëjtën formë të jashtme, McLaren Special Operations para një viti e gjysmë e kanë përdorur në të vetmin 675LT, si dhe tani në këtë Senna, gjë që ka kushtuar rreth 150 mijë euro. Me këtë çmim, ky model bëhet i njëjtë sa 570S.

Shpenzimi duket se ia vlen, meqë ky McLaren Senna ka pësuar ndryshime shumë të këndshme, shkaku i dukjes shumë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version