Telegrafi

McKresha me fjalë emocionuese për Adem Jasharin (Foto)

Po vazhdon me aktivitete të ndryshme shënimi i përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Shumë personalitete dhe qytetarë po vazhdojnë të vizitojnë kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skënderajt.

Edhe reperi i njohur McKresha ka përkujtuar familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë që e kemi sot, transmeton Telegrafi.

Këngëtari ka publikuar një fotografi të heorit kombëtar Adem Jashari në llogarinë personale në Instagram teksa ka lënë edhe një mesazh mjaft emocionues.

‘Lartësuar qoftë vepra jote Komandant, Familjes tënde dhe tërë të rënëve për Liri #UÇK #ADEMJASHARI’, kishte shkruar Kresha.

Ndryshe, edhe Unikkatil ka përkujtuar luftën heroike të familjes së Jasharajve. /Telegrafi/