Site icon Telegrafi

McKennie zyrtarizohet si lojtar i Leeds United

(Foto: Twitter/Leeds United)

Leeds United e ka siguruar nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Weston McKennie, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Amerikani kishte arritur në Allianz Stadium në vitin 2020 si i huazuar nga Schalke, ndërsa në fund të sezonit, Bianconerët e blenë kartonin e tij.

E njëjtë është edhe situata te klubi anglez që fillimisht e ka huazuar 24-vjeçarin deri në fund të sezonit.

Dhe në afatin kalimtar veror, Leeds e ka opsionin e blerjes për 33 milionë euro.

McKennie kalon te Leeds, huazim me të drejtë të blerje
Lexo po ashtu McKennie kalon te Leeds, huazim me të drejtë të blerje

Raportohet se ekzistojnë edhe disa klauzola, të cilat mund ta bëjnë blerjen e McKenniet të obligueshme, porse akoma nuk janë bërë publike. Ndërkohë, huazimi do të kushtojë rreth 1.2 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version