Juventusi e ka shtuar epërsinë ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht Zonja e Vjetër shënoi në minutën e 12-të me një penallti të fituar nga Cristiano Ronaldo.
Në minutën e 20-të rezultati shkoi në 2-0 pas një aksioni të bukur mes Juan Cuadrados dhe Weston McKennie.
Weston McKennie just scored this goal at the Camp Nou against Barcelona. What an incredible finish! pic.twitter.com/lS4ARLtDHE
— World Cup (@FlFAWC2018) December 8, 2020
Ky i fundit me një goditje akrobatike shënoi një gol shumë të bukur.
Juventusi e ka nisur seriozisht këtë takim dhe po kërkon fitoren me çdo kusht. /Telegrafi/