Site icon Telegrafi

Mcilwham: Migrantët dhe ndërhyrja ruse, rreziqe të jashtme për Maqedoninë

Shefja e Departamentit për ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham, që është në vizitë zyrtare në Maqedoni, ka deklaruar se Britania e Madhe do të vazhdojë të ketë vëmendjen e saj në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, stabiliteti dhe demokracia në rajon është shumë e rëndësishme për Londrën, prandaj Samiti i radhës për Ballkanin do të organizohet nga Britania e Madhe.

Mcilwham theksoi se migrimi, ndërhyrja ruse në rajon, janë çështje të rrezikut të jashtëm për Maqedoninë, por që ndikojnë edhe në Britaninë e Madhe.

Britanikja thekson se duhet që të rivendoset pozicionimi i Maqedonisë, dhe se reformat janë kyçe që Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Njiherit, Mcilwham e përshëndeti marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, Maqedoni-Bullgari./Telegrafi/

Exit mobile version