Conor McGregor është këshilluar të ndryshojë stilin e tij nëse dëshiron të fitojë ndaj Dustin Poirier në luftën e tyre të tretë që zhvillohet muajin e ardhshëm.
Irlandezi kishte një qëndrim të një boksieri për revanshin e tij me Poirier në fillim të këtij viti dhe u mposht në raundin e dytë.
Dhe tani luftëtari në fuqi i peshave të lehta, Stephen Thompson, i cili është i njohur për lëvizjet e tij të mrekullueshëm të karatesë, beson se McGregor duhet të kthehet në një pozicion të gjerë dhe të rrjedhshëm nëse dëshiron të fitojë atë luftë dhe të ketë shansin për titull.
“Unë mendoj se personi që duhet të bëjë më shumë ndryshim të përballjeve është padyshim Conor”, ka thënë Thompson përpara luftës së 10 korrikut.
“Dua të them, Dustin Poirier ka luftuar pothuajse në të njëjtën mënyrë për kohën më të gjatë”.
“Ai ka lëvizje të shkëlqyeshëm, kohë të mirë (të goditjes), është i fortë si gozhdë, i pëlqen të të godas poshtë dhe është inteligjent. Unë mendoj se McGregor humbi diçka në luftën e tij të fundit”.
“Mendoj se ishte e gjitha qëndrim prej një boksieri që ai po e bënte – ai nuk e ka më atë lëvizje që normalisht e keni parë”.
“Kur ai luftoi Jose Aldo, ishte lëvizja që ia fitoi atë luftë, dhe ai ishte disi në këmbë atje përballë Dustin Poirier, dhe ai mori shumë goditje nga poshtë, kjo ishte ajo që i dha fund, e vulosi luftën”.
“Pra, ai duhet të kthehet në lëvizje si një luftëtar i karatesë”, ka shtuar më tej Thompson. /Telegrafi/