Conor McGregor ka premtuar se do të “luftojë përsëri” pavarësisht se pretendon se oferta e tij për të luftuar në UFC 222 u refuzua nga drejtuesit e UFC-së.
Kampioni i peshave të lehta bëri premtimin sonte (e enjte) në një deklaratë në Instagram, ku ai zbuloi propozimin e tij për të zëvendësuar Max Holloway në betejën ndaj Frankie Edgar në fundjavën e ardhshme, propozim i cili u hodh poshtë.
“Unë do të luftojë. Jam më i mirë në këtë”.
“E kam vënë emrin tim përpara për të hyrë në UFC 222 për t’u përballur me Frankie Edgar kur Max Holloway u tërhoq, por më thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të gjeneruar paratë që UFC do të kishte nevojë”.
“Kampioni i kampionëve”, ka shkruar McGregor në Instagram.
Me gjithë vendosmërinë e tij për t’u kthyer në tetëkëndësh, shumë besojnë se ai është akoma më i interesuar në një meç tjetër të shumë parave me Floyd Mayweather nën rregullat e MMA.
Dhe me fokusin e tij në Mayweather, të cilin ai e humbi në një ndeshje boksi gushtin e kaluar, ‘The Notorious’ do të hiqet nga rripi i tij në UFC.
Ai nuk e ka mbrojtur titullin për 15 muaj dhe presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë se rripi i tij do të hiqet.
White ka thënë se fituesi i Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov në UFC 223 në prill do të kurorëzohet mbreti i ri i peshave të lehta.
“Unë thashë në konferencën e fundit për shtyp, se lufta do të jetë për titullin. Nuk është për titullin e përkohshëm, por lufta është për titullin”, ka thënë White. /Telegrafi/