Telegrafi

McGregor vjen me pretendime tronditëse në lidhje me shëndetin e babait të Khabib: Nuk vuan nga coronavirusi, është një mashtrim i madh

Conor McGregor ka dhënë deklarata tronditëse, duke thënë se babai i Khabib Nurmagomedov nuk është aq i sëmurë sa raportohet dhe diagnoza e coronavirusit është thjesht një mashtrim.

Abdulmanap Nurmagomedov u shtrua në spital në maj pasi kishte komplikime nga coronavirus dhe 57-vjeçarin akoma në gjendje të rëndë.

Familjari i Khabib, Abubakar kishte postuar një foto të McGregor duke luftuar me Khabibin në UFC 229 në vitin 2018 me titullin” “Kjo ndodhur kur të mbërthen coronavirusi dhe nuk mund të marrësh frymë”.

Nuk kaloi shumë kohë që ‘The Notorious’ të shihte postimin e tij, për tu hedhur pastaj në komente.

“E kuptova se gjithçka ishte thjesht një mashtrim në lidhje me Abdulmanap”.

McGregor dhe Khabib gjatë duelit të vitit të kaluar (Foto: Getty Images/Guliver)

“Një mashtrim për të shtyrë dyluftimet. Fat i mbarë, por mbaj mend – Allahu i sheh të gjitha!”, thuhet të ketë thënë McGregor.

McGregor më parë kishte ofruar mbështetjen e tij për familjen Nurmagomedov pasi u kuptua lajmi për gjendjen e Abdulmanap.

 

McGregor disa javë më parë njoftoi për largimin nga UFC. /Telegrafi/