Khabib Nurmagomedov e ka ngacmuar rivalin e tij, Conor McGregor, pas rikthimin sensacional të irlandezit në tetëkëndësh.
‘The Notorious’ triumfoi brenda 40 sekondash kundër Donald Cerrones në duelin e UFC-së që u zhvillua fundjavën e kaluar në Las Vegas.
Pas këtij triumfi, McGregor u bë ylli i parë që fitonte me nokaut në tri kategori të ndryshme – pesha shumë të lehta, pesha të lehta dhe pesha të mesme të lehta.
Porse, Khabib, i cili e kishte mposhtur Conorin në kuadër të ‘UFC 229’, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke e ngacmuar rivalin e tij.
Ylli nga Dagestani e ka shpërndarë një imazh, në të cilin shfaqet irlandezi duke humbur në të tria divizionet e përmendura.
Joseph Duffy (në kategorinë e peshave shumë të lehta), Nurmagomedov ( në kategorinë e peshave të lehta) dhe Nate Diaz (në kategorinë e peshave të mesme të lehta) janë luftëtarët e MMA që e kanë mposhtur McGregorin. /Telegrafi/
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 24, 2020