Telegrafi

McGregor tallet me UFC-në teksa futej në aeroplanin privat, ka edhe një mesazh për të gjithë ata që dëshirojnë t’ia marrin titullin (Video)

Conor McGregor ka ngacmuar edhe një herë kompaninë UFC, e cila ka thënë se shumë shpejt do t’ia marrë titullin për kategorinë ‘pupël’ (pesha më të lehta).

Por, irlandezi ka vazhduar të tallet me këtë gjë dhe së fundi ka postuar një video teksa futej në aeroplanin e tij privat ku kishte vendosur në krahë dy titujt.

Lexo po ashtu Jetonte me qira dhe 188 euro ndihmë sociale, McGregor tregon vështirësitë që kishte për t’u bërë kampion

28-vjeçari është kampion i peshave të lehta dhe më të lehta, por ky i fundit do t’i hiqet, pasi McGregor tashmë një vit nuk e ka mbrojtur këtë titull.

Hera e fundit që Conor luftoi për kategorinë ‘pupël’ ishte ndaj Jose Aldos, por heqjen e njërit titull duket se irlandezi nuk e ka marrë seriozisht.

Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të McGregor në WWE (Video)

“Shikoj lajme dhe gjëra në internet se do më marrin brezin, por ai është këtu. Dy tituj të botës në shtëpinë time”.

“Do t’i them UFC-së, unë e dua kompaninë, por unë i kam titujt dhe nëse dikush i dëshiron  duhet të vijë t’i marrë fizikisht”, ka thënë McGregor. /Telegrafi/