Conor McGregor ka sfiduar Dustin Poirierin për një përballje bamirëse në MMA, pak ditë pasi njoftoi se do të zhvillonte një meç në boks me Manny Pacquiaon.
Notorious është duke e kërkuar me ngulm rikthimin në artet e përziera marciale, derisa kishte njoftuar se po pensionohej për herë të tretë brenda katër vitesh në muajin qershor.
Luftëtari 32-vjeçar nuk ka zhvilluar asnjë përballje që kur kishte mposhtur Donald Cerronen për 40 sekonda në UFC 246 në janar.
Tani, irlandezi dëshiron të zhvillojë një përballje me Poirierin në një takim bamirës mes tyre që nuk do të jetë nën ombrellën e UFC.
“Hej vëlla! Dëshiron të zhvillojë një luftë bamirëse në MMA? Nuk ka të bëjë me UFC-n”, i ka shkruar McGregori 31-vjeçarit.
Ai ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Poirier, mirëpo duket se përballja mes tyre mund të realizohet. /Telegrafi/