Site icon Telegrafi

McGregor do të përballet për herë të dytë me Poirier, fituesi mund të ndeshet me Khabib!

Conor Mcgregor do të rikthehet zyrtarisht në 23 Janar pas një pushimi të gjatë për gati më shumë se një vit.

Irlandezi do të përballet me Dustin Poirier në kategorinë e peshave të lehta (Lightweight), të cilin e ka mposhtur më parë.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare, sepse fituesi do të përballet me Khabib Nurmagomedov për titullin kampion.

Nurmagomedov për momentin ka shpallur pensionimin nga kompania UFC, megjithatë presidenti Dana White u shpreh ditën e djeshme se rusi do të rikthehet të paktën për një ndeshje tjetër.

Në rast se McGregor arrin të mposhtë Poirier, do të kemi mundësinë të shijojmë dhe njëherë magjinë mes tij dhe Khabib. /Telegrafi/

Exit mobile version