Conor McGregor do t’i fitojë 70 milionë euro nga përballja me Donald Cerronen.
Ish-kampioni nuk është përballur me ndonjë kundërshtar që nga tetori i vitit 2018, atëherë kur pësoi humbje nga Khabib Nurgmagomedov.
Edhe pse nuk ishte aktiv, dhe përballja me Cerronen nuk ka ndonjë rëndësi, irlandezi beson se do të fitojë më shumë se nga përballja me boksierin nga Dagestani.
“Do të jetë një çek i majm”, ka thënë ai për ESPN. “Ndoshta më i miri që kam marrë ndonjë herë në artet e përziera marciale…do t’i fitojë 70 milionë euro”.
“Do na shikojnë nga Australia, Kanada, Anglia dhe Irlanda, do të jetë një paraqitje e mirë”.
“Kam fituar 40 milion euro nga lufta e kaluar (kundër Khabibit). Mendojnë se jam ende i ligë, por jam në formën më të mirë të mundshme”, ka shtuar më tej ai.
McGrego është fituesi më i madh në UFC, pasi arriti të fitonte 100 milionë euro nga përballja me Floyd Mayweather në vitin 2017. /Telegrafi/