Telegrafi

McGregor do të debutojë në aktrim krahas Gyllenhall në ribërjen e filmit të Patrick Swayze

(Foto: A.frame/Instagram)

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, nuk do t’i kthehet sportit të arteve të përziera marciale gjatë këtij viti, pasi është i përqendruar për një debutim në Hollywood.

Ai nuk do të hyjë në tetëkëndësh deri në vitin 2023, meqë po vazhdon rikuperimin nga lëndimi dhe është i gatshëm të luajë në një ribërje të “Road House”.

Menaxheri i tij ka konfirmuar se 34-vjeçari do të angazhohet në aktrim, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në përgatitjet e tij për t’u kthyer në sport.

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

McGregor do të luajë krahas Jake Gyllenhall në ribërjen e filmit nga viti 1989, “Road House”, ndërsa xhirimet do të fillojnë në javët e ardhshme në Karaibe.

Lexo po ashtu Kush është Dee Devlin, partnerja e Conor McGregor me të cilën ai ka tre fëmijë

“Një aventurë e vogël argëtuese, pastaj rikthim për t’u ngjitur sërish në maje. Po përshtatet në mënyrë të mrekullueshme. Ai vazhdon përgatitjet për të shënuar një rikthim të madh në vitin e ardhshëm”, ka thënë menaxheri Tim Simpson për MMA Junkie.

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Irlandezi nuk ka hyrë në tetëkëndësh që nga vera e kaluar kur humbi nga Dustin Poirier për herë të dytë pasi pësoi frakturë në këmbë.

“Road House” është një film aksion me regji të Rowdy Herrington, ndërsa Patrick Swayze luan në rolin kryesor. /Telegrafi/