Site icon Telegrafi

McGregor: Do ta shokoj botën e boksit, të gjithë do t’i hanë fjalët e tyre (Video)

NEW YORK, NY - NOVEMBER 11: UFC Featherweight Champion Conor McGregor reacts as he walks on stage for UFC 205 Weigh-ins at Madison Square Garden on November 11, 2016 in New York City. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)

Kampioni i dyfishtë i UFC, Conor McGregor, thotë se do ta shokojë botën e boksit duke e mposhtur kampionin e pesëfishtë, Floyd Mayweather.

Spekulimet po shtohen vazhdimisht për një duel mes dyshes në muaj qershor, megjithëse akoma nuk është konfirmuar asgjë.

Në ndërkohë, të gjithë mendojnë se irlandezi nuk ka kurrfarë shansesh përballë boksierit amerikan.

Lexo po ashtu Mayweather shprehet i gatshëm për duelin me McGregor: Le të ndodhë, t’ua japim fansave atë që duan!

“Më besoni çfarë po them. Askush në këtë lojë boksi nuk e di se çfarë po i pret. Kur të dal aty, do ta shokoj gjithë botën”, kë thënë 28-vjeçari.

“Më shikoni në sy, jam 28 vjeçar, me vetëbesim shumë, shumë të madh, i rrezikshëm me të dy duart. Më besoni, do ta ndal Floydin dhe të gjithë do t’i gëlltisni fjalët tuaja. E gjithë bota do t’i gëlltisë fjalët e veta”, është shprehur McGregor.

Këto komente, ai i ka bërë para pjesëtarëve të mediave të boksit në Madison Square Garden të New Yorkut. /Telegrafi/

Exit mobile version