Site icon Telegrafi

McGregor shpallet fajtor për sulmin ndaj autobusit me luftëtarët e UFC, është i detyruar të mbajë edhe seanca të nervave

Conor Mcgregor në gjykatë (Foto: Getty Images)

Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC, Conor McGregor është shpallur fajtor në gjykatën amerikane.

McGregor u akuzua për sulmin që i bëri një autobusi të mbushur me luftëtarët e UFC-së.

Irlandezi është shpallur fajtor për sjellje agresive dhe do të jetë i detyruar të punojë në shërbim të komunitetit për pesë ditë radhazi.

Lexo po ashtu Pamje të reja nga incidenti i McGregor, në autobus ndodhej edhe Ilir Latifi

Gjithashtu irlandezi do të jetë i detyruar të shkojë në tri seanca të kontrollit të nervave.

Gjithashtu McGregor do të paguajë dëmshpërblim edhe për tre luftëtarët e lënduar gjatë sulmit të autobusit të UFC.

30-vjeçari nuk do të ketë drejtë t’i afrohet luftëtarëve Ray Borg dhe Michael Chiesa deri në korrikun e vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version