Site icon Telegrafi

McGregor shihet në pranga duke dalë nga stacioni i policisë

Conor McGregor është paraqitur për herë të parë që kur u dorëzua në Policinë e Nju Jorkut pas dhunës së tij të shfaqur në një ngjarje të shtypit të UFC 223 të enjten mbrëma.

Irlandezi u xhirua duke lënë stacionin e policisë NYPD në Bruklin me pranga në duar.

McGregor po përballet me akuza penale për grindjeje të dhunshme.

Ai pas daljes nga stacioni policor

Në video shihet McGregor i cili hodhi një palë shkallë në një autobus të mbushur me luftëtarë të UFC-së pas një konference për shtyp të së enjtes në Barclays Center të Bruklinit.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut më vonë konfirmoi se McGregor pas akuzave u dorëzua në polici.

Tani ai përballet me tre akuza pas sulmit dhe një akuzë për keqtrajtim kriminal

Ai do të dalë në Gjykatën Penale të Bruklinit më vonë në këtë pasdite. /Telegrafi/

Exit mobile version