Conor McGregor ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Instagram se ka pësuar një lëndim, ndërkohë ka bërë të ditur se po punon që të rikthehet sa më shpejtë në Ultimate Fighting Championship (UFC).
Irlandezi 30-vjeçar ka treguar dorën e tij të majtë të lënduar para 30 milionë ndjekësve të tij në Instagram, por që po bëhet gati që të rikthehet në tetëkëndësh.
McGregor ka bërë të ditur se u lëndua gjatë stërvitjeve për t’u rikthyer në UFC, pas humbjes së thellë që kishte pësuar nga Khabib Nurmagomedov në tetor të vitit të kaluar.
“Stërvitje Intensive, çdo herë përtej limiteve. Kjo (kafshë) vjen dhe më shtyn më tej! Don Proper! Asgjë nuk do më ndal”, ka shkruar irlandezi në Instagram.
McGregor kishte paralajmëruar pensionimin nga UFC në Twitter, mirëpo ai u tërhoq nga vendimi, duke bërë me dije se është ende herët që të heqë dorë, duke kërkuar kundërshtarë të rinj. /Telegrafi/