Telegrafi

McGregor sfidon përsëri Mayweatherin

Floyd Mayweather v Conor McGregor (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor nuk është asnjëherë i turpshëm që ta sfidojë Floyd Mayweather, pasi e ka bërë përsëri.

Ish-kamponi i UFC-së mori pjesë në sfidën që është bërë virale në internet, për heqjen e kapakut të shishes me një lëvizje si karate.

Ylli i MMA e arriti me sukses që ta kalojë sfidën që po bënë bujë në internet, madje kishte edhe një rrotullim mbresëlënës.

Kampioni aktual Max Hlloway ishte njëri ndër të parët që e bëri sfidën, derisa më pas ishte edhe aktori Jason Statham që u përfshi.

McGeregor nuk hezitojë të merrte pjesë në sfidën, por edhe me këtë rast e ka sfiduar përsëri Mayweather.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

“Punë e shkëlqyeshme Jason Statham, unë e mora po ashtu kapakun tim. Do ta marrë që këtu. Unë e nominojë Floyd Mayweather”, ka shkruar irlandezi në llogarinë e tij në Twitter.

Mayweather e kishte mposhtur McGregorin në debutimin e këtij të fundit në boks, për të triumfuar kështu pas dhjetë raundeve të zhvilluara. /Telegrafi/