Telegrafi

McGregor rikthehet me postimet në rrjetet sociale, babai i tij thotë se ADN-ja na bën çfarë jemi

(Foto: Getty Images)

Conor McGregor iu është kthyer postimeve në rrjetet sociale pas një pauzë disa ditore që nga incidenti në Brooklyn me ç’rast edhe u arrestua.

Ylli i popullarizuar i arteve të përziera marciale (MMA) ka qenë i qetë në rrjetet sociale që nga dita kur e sulmoi autobusin që i bartte luftëtarët e UFC-së.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Conor McGregor

Megjithatë, gjatë të hënës e ka publikuar një fotografi, të cilën nuk e ka shoqëruar me mesazh.

Imazhi e shfaq 29-vjeçarin duke shkuar drejt automjetit të tij luksoz në New York, i shoqëruar nga stafi i sigurimit dhe nga miku i tij, Cian Cowley. Fotografinë e ka shoqëruar vetëm më një figurë të ‘duarve që luten’.

‘The Notorious’ rrezikon burgun pasi përballet me tre akuza për shkak të veprimit të tij në Barclays Center në New York. Njëra prej akuzave është ‘sjellje kriminale’.

Në ndërkohë, një postim e ka bërë edhe babai i McGregor, Tony, i cili e ka publikuar një fotografi të përbashkët me birin e tij.

“ADN-ja është ajo që jemi”, ka shkruar ai në përshkrim. /Telegrafi/