Telegrafi

McGregor për Khabib: Ai mund të jetë përleshur me arinj nga Dagestani, por kurrë me një gorillë irlandeze  

Kampioni i UFC-së për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, është një kundërshtar i frikshëm për shumë arsye.

Ka një rekord fantastik prej 26 fitoresh dhe asnjë humbje, i përsosur në oktagon, por edhe se në rininë e tij kishte guximin të përleshej me një ari.

Kjo e fundit nuk është histori e fabrikuar në botën e madhe të internetit, por diçka e vërtetë dhe ka një video që e vërteton. Por, kjo gjë nuk e shqetëson aspak kundërshtarin e tij të ardhshëm, Conor McGregor.

Lexo po ashtu Koha kur Khabib si nëntë vjeçar nuk kishte frikën të përleshej me një ari

Irlandezi në emisionin e Conan O’Brien u pyet për këtë gjë dhe përgjigjja e tij ishte thjesht fantastike:

“Ai (Khabib) mund të jetë përleshur me arinj nga Dagestani, por kurrë nuk është përleshur me një gorillë irlandeze”.

Conor McGregor gjatë matjes zyrtare (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

“Besoj se ai ka shumë dobësi në paraqitjen e tij. Regjioni i Dagestanit është i specializuar në mundje. Ai u përlesh me arinj kur ishte fëmijë, është pjesë e kulturës së tyre. E kuptoj se ai është i shkathtë në mundje. Por, në një luftë ka më shumë se një disiplinë”.

Lexo po ashtu Kuptimi dhe arsyeja pas kapelës së famshme të Khabib Nurmagomedov

“Fatmirësisht tani nuk ka rregulla specifike si nga ndeshja ime e fundit (ajo me Floyd Mayweather), jam i lirë dhe tani kam shumë armë për të çmontuar gjitha stilet e kundërshtarit”.

“Besoj se ai është i ngadalshëm, goditja e tij është mesatare, dhe do të mundohem t’i vë këto në dukje”, shtoi për fund Conori. /Telegrafi/