McGregor e ka fajësuar pasivitetin e tij për humbjen në UFC 257 nga Dustin Poirier në meçin e zhvilluar në Fight Island të Abu Dhabi.
Irlandezi është rikthyer pas një kohe të gjatë në UFC, por është mposhtur me nokaut nga Poirier në raundin e dytë.
Pas humbjes, McGregor ka thënë se e gjitha erdhi si shkak i pasivitetit të tij të gjatë, ndërsa nuk hezitoi ta lavdëroj kundërshtarin e tij.
“Është e vështirë për të kapërcyer pasivitetin”, ka thënë fillimisht McGregor pas humbjes nga Poirier.
“Goditjet me këmbëve ishin të mira nga Poirier. Goditja në muskulin e ulët ishte shumë e mirë. Këmba ime ishte e vdekur”.
“Unë nuk isha rehat siç ishte e nevojshme. Dustin ishte një luftëtar. Unë duhet ta pastroj atë dhe të kthehem”.
“Kam nevojë për aktivitet. Ju nuk shpëtoni duke qenë joaktiv në këtë garë. Unë do të riorganizohem”, përfundoi irlandezi. /Telegrafi/