Në orët e para të së dielës, Conor McGregor do të rikthehet në oktogon pas dy viteve mungesë.
30-vjeçari është rikthyer për titullin e peshave të lehta ndaj rusit, Khabib Nurmagomedov, në kuadër të UFC 229.
Përballja mes tyre konsiderohet si më e madhja në histori të artëve të përziera marciale.
Për të gjithë ata që kanë dëshirën të ndjekin këtë përballje, më poshtë keni të gjitha informacionet e nevojshme:
Në sa ora do të fillojë?
Vendosni alarmet pasi fatkeqësisht është vonë, përballja mes tyre pritet të fillojë në ora 04:00 të së dielës.
Ku do të zhvillohet?
Në T-Mobile Arena në Las Vegas, në vendin ku McGregor ishte mposhtur nga Floyd Mayweather.
Statistikat?
Khabib Nurmagomedov: 26 luftëra, 26 fitore.
Conor McGregor: 24 luftëra, 21 fitore dhe tre humbje.
Favorit?
Shumica e ekspertëve favorizojnë paksa Nurmagomedovin, por në fund të gjithë pajtohen se rusi që aktualisht është i pamposhtur, nuk është i pandalshëm. /Telegrafi/